Koronavirusi rikthehet në Gjakovë pas afro dy muajve

E publikuar: 11/06/2020 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Coronavirusi rikthehet në Gjakovë pas afro dy muajve. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë duke njoftuar se rasti i ri është në fshatin Rogovë.

Për këtë ka njoftuar poashtu edhe Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Kolaj ka përmendur lajmin e mirë për rastet negative dhe lajmin e keq, sic e quan ai, për një rast pozitiv. “Të kemi kujdes sepse virusi ende është aktiv”, ka shkruar Kolaj./Infosot/