Koronavirusi: Rama, kush thyen masat e vetë-karantinimit dënohet me 5 mijë euro gjobë

E publikuar: 11/03/2020 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar duhet të tregojmë kujdes të madh nga koronavirusi.

Rama deklaroi se kush thyen vetëkarantinimin do të marrë gjobë prej 5 mijë eurosh.

“Ruajna Zot nga ata që mund të na afrohen. Më ka pëlqyer shprehja e një miku që thoshte se frika krijon rrezikun. Rrezikut nuk i frikën kur ka arsye dhe të drejtë. Korona është njësoj si me humnerën, është njësoj si me zjarrin po u fute trimërisht, pranga shumë kush nga ne e merr si të lehtë, luan me zjarrin dhe rrezikon realisht të bie në humnerë. Kjo nuk është kohë normale por kohë lufte me një armik të padukshëm, e di se sa e rëndë është për të gjithë të mbylleni por është shumë e rëndësishme. Por më duhet të marrim masa drastike, kush thyen vetëkarantinimin do të marrë 5 mijë euro gjobë..