Koronavirusi në Itali, ambasada jep detaje për shtetasit kosovarë atje

E publikuar: 11/03/2020 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asnjë shtetas i Kosovës në Itali, deri më datë pesë mars të këtij muaji, nuk është prekur nga koronavirusi. Kështu ka bërë të ditur ambasada e Kosovës në Romë.

Italia është shteti me i prekur në Evropë nga koronavirusi, ku numri i viktimave ka shkuar në 463, ndërsa numri i të prekurve ka arritur 9 mijë 172.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe me ambasadën e Kosovës në Itali, për të parë së si është gjendja e Kosovarëve atje.

Në një përgjigje me shkrim për lajmi.net, nga ambasada e Kosovës në Itali kanë thënë se deri me datën 5 mars nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus në këtë shtet.

Ata thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm më me institucionet qendrore dhe lokale të Italisë.

“ Fatmirësisht deri më sot datë 05 mars 2020, nuk kemi pranuar raste të shtetasve kosovarë me banim në Itali të prekur nga Coronavirus COVID-19. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe lokale të Italisë, si dhe me komunitetin tonë. Gjithashtu, kemi vendosur në dispozicion numrat e emergjencës si në ARKS-Romë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Milano, dhe të dyja linjat janë aktive për çdo nevojë të shtetasve tanë 24 orë në 7. Ndërkohë, Qeveria italiane, pas shpalljes së gjendjes së emergjencës, ka ndërmarrë një serë masash të cilat obligojnë të gjithë strukturat shëndetësore rajonale dhe lokale të implementojnë dhe zbatojnë udhëzimet që dalin nga këto dekrete ligjore”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Kosovës në Romë.

Ndërkohë numri i shtetaseve kosovarë që jetojnë në Itali, sipas STAT, është: 40 mijë e 508.

Ndryshe, Kosova vazhdon të mbetet e paprekur nga koronavirusi, përkundër së në QKUK janë paraqitur me shumë se 60 raste, asnjë prej tyre, deri me tani, nuk ka rezultuar me koroavisrus.