Kornizat me fotografi, deri te gaforrja: Gjërat më të çuditshme që gjetën në tualetet e partnerëve (Foto)

E publikuar: 18/12/2018 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jodie Grace nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur e hutuar ku shkoi në banesën e partnerit të ri dhe gjeti në tualet, pastruesin e guaskës, me një brushë flokësh të kapur për bishti.

Fotografinë me këtë objekt të pazakontë, ajo e postoi në Twitter që ta ndante me ndjekësit, të cilët nuk hezituan t’i përgjigjen, transmeton Telegrafi.

“Cila është gjëja më e çuditshme, që keni gjetur në tualetin e partnerit, më lejoni mua të filloj”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë, që është pëlqyer më se 20 mijë herë. Shumë të tjera ndanë përvojat e tyre, duke i shoqëruar edhe imazhet e shkrepura.

Korniza me fotografi, drithëra në dollap, bukë me marmelatë, një skelet njeriu apo gaforrja që e qëndronte në vaskë, janë disa prej rasteve më ekstreme. Çfarë bie në sy, janë edhe letrat higjienike, të vendosura në mënyrë më të papërshtatshme. /Telegrafi/