Koreografitë e tifozëve të Interit dhe Milanit në Derby della Madonnina (Foto)

E publikuar: 16/10/2017 04:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimet në mes Interit dhe Milanit janë ato nga më të mirëpriturat.

Kjo jo vetëm për spektaklin që skuadrat dhurojnë në fushë, por për atë që tifozët bëjnë në tribuna.

Po flasim për koreografitë, që janë art në vete.

Këtë herë tifozët ultras të Interit, të njohur me emrin Curva Nord kishin përgatitur një koreografi të bukur ku shkruante: “Bëni gol, bëjeni për Nordin”.

Po ashtu edhe tifozët e Milanit të njohur me emrin Curva Sud realizuan një koreografi të mirë.

“Përmes vështirësive drejt yjeve”

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të Interit, goli u shënua nga Mauro Icardi. /Telegrafi/