Koreografi shokuese e tifozëve të Legias, kujtojnë terrorin e nazistëve

E publikuar: 03/08/2017 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një koreografi e jashtëzakonshme është përgatitur në ndeshjen ndaj Legas deh Astanas

Tifozët e Legias së Varshavës kishin përgatitur një koreografi shokuese për ndeshjen e kthimit të turnit të tretë paraeliminator të Ligës së Kampionëve ndaj Astanës.

Një datë e shkruar me të zezë: 1944. Një banderolë ku ishte shkruar: “Gjatë Revoltës së Varshavës, gjermanët vranë 160 mijë persona. Mijëra prej tyre ishin fëmijë”.

Pamja është e tmerrshme: një SS nazist që i drejton pistoletën në kokë një fëmije me kapele me flamur polak.

Kjo koreografi u realizua nga tifozët për të kujtuar përvjetorin e Revoltës së Varshavës, që nisi më 1 gusht 1944 dhe kulmoi me represionin e egër gjerman në 2 tetor të po atij viti. Hitleri urdhëroi më pas shkatërrimin e krejt qytetit.

Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e skuadrave u mblodhën në mesfushë të përqafuar, duke mos mbajtur një minutë heshtje, por duke kënduar këngë patriotike polake. /Express/