Koreja Jugore teston raketë balistike me rreze të gjata veprimi

E publikuar: 06/04/2017 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke reaguar ndaj testeve raketore të fqinjit verior, Koreja e Jugut testoi me sukses sot një raketë balistike me rreze të gjata veprimi.

Agjencia e lajmeve Yon Hap raportoi se Koreja e Jugut e testoi këtë raketë e cila është e aftë të godasë çdo rajon në Korenë e Veriut. Testi kryhet një ditë pasi Peniani testoi një raketë balistike me rreze të shkurta veprimi në anën e detit të Japonisë. Situata e tensionuar në Gadishullin Korean pritet të jetë temë qendrore në takimin që zhvillohet sot (e enjte) mes presidentëve të SHBA dhe Kinës.