Koreja e Veriut i përgjigjet Amerikës: Në rast sulmi do të kundërpërgjigjemi

E publikuar: 15/04/2017 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do t’i përgjigjet e para çdo mundësie për sulm që vjen nga Shtetet e Bashkuara. Përgjigjja e ashpër e Penianit vjen pas deklaratës se përsëritur të presidentit amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do ta zgjidhin vetë kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. Komentet bëhen ndërkohë që të shtunën pritet një provë e re bërthamore e Koresë së Veriut.
Zv/ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Han Song Ryol tha se “Nëse SHBA ndërmer veprime ushtarake të papërgjegjshme, atëherë Koreja e Veriut do t’i përgjigjet e para”.

“Ne kemi në dorë një arsenal të fortë parandalues bërthamor dhe sigurisht nuk do të rrimë duar kryq në rast të një sulmi amerikan” – tha zyrtari në një intervistë eksluzive për Associated Press.