Koreja e Veriut është gati ta fundosë aeroplanmbajtësin amerikan

E publikuar: 24/04/2017 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta fundosë aeroplanmbajtësin amerikan që është nisur në drejtim të gadishullit si pjesë e ushtrimeve ushtarake me anijet japoneze në Detin Filipine.
Aeroplanmbajtësi amerikan ishte cak i një sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut, raporton CNN, me mediat shtetërore atje që po raportojnë rreth mundësive ushtarake të Koresë.

Gazeta “Rodong Sinmun” publikoi një editorial që paralajmëron se Kim Jong-un është gati të përdorë “forcë ushtarake” që është në gjendje të “fundosë” aeroplanmbajtësin me një goditje të vetme.

Gazeta pretendon se ushtria e Koresë së Veriut ka bombë me hidrogjen – të përshkruar si “arma absolute”, transmeton Gazeta Express.

Paralajmërimi erdhi pasi dy shkatërrues japonez iu bashkuan luftëanijeve amerikane në Oqeanin Paqësor.