Koreja e Jugut vendi i parë në botë që lançon zyrtarisht 5G

E publikuar: 03/04/2019 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koreja e Jugut u bë vendi i parë në botë që lançoi shërbimet komerciale 5G të Premten e kaluar me ndihmën e telefonit të ri të Samsung, Galaxy S10 5G.

Koreja e Jugut është një prej vendeve me penetrimin më të lartë të smartfonëve dhe konkurron me Kinën, SHBA dhe Japoninë në garën e 5G-së.

Vendi shpreson se teknologjia e re do të nxisë rritje ekonomike e cila është ngadalësuar në gjashtë vitet e fundit.

5G-ja pritet të ndryshojë shumë industri falë shpejtësisë dhe cilësisë së internetit që sjell. Teknologjia ofron 20 herë internet më të shpejtë sesa 4G LTE, mbështetje për inteligjencën artificiale dhe realitetin virtual me vonesa të ulëta transmetimi.

Në disa raste mund të ofrojë shpejtësi deri në 100 herë më të larta. Operatorët Koreano Jugorë kanë shpenzuar miliarda në 5G. SK Telecom prezantoi yjet pop K dhe medalistin e artë olimpik si konsumatorët e parë 5G.

Operatori prej që të ketë 1 milionë konsumatorë 5G deri në fund të 2019-ës. Në total numëron 27 milionë konsumatorë.

Rivali më i vogël KT Corp ofron plane edhe më të lira sesa shërbimi LTE me deri në 4 vite internet pa limit nëse konsumatorët blejnë një pajisje 5G. /PCWorld Albanian