Koreja e Jugut bllokon Intial Coin Offerings, kërcënon me penalitete

E publikuar: 29/09/2017 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoriteti rregullator financiar në Korenë e Jugut tha ditën e Premte se është e ndaluar ngritja e fondeve duke shitur monedha virtuale, një lëvizje e cila vjen në vazhdën e ndalimit të ICO-ve – Initial Coin Offerings – në Kinë.

Komisioni i Shërbimeve Financiare tha se të gjitha forma e ICO-ve do të ndalohen duke konfirmuar qëndrimin e autoriteteve Kineze se monedhat virtual duhet të monitorohen dhe kontrollohen.

“Ngritja e fondeve përmes ICO-ve ka shënuar një “boom” të vërtetë globalisht dhe sipas vlerësimeve tona aktiviteti i ICO-ve është rritur edhe në Korenë e Jugut,” shkruhej në deklaratën e rregullatorit pas një takimi me ministrin e financave, Bankën e Koresë dhe Shërbimin Kombëtar të Taksave.

Penalitete të ashpra do të ketë për ata institucione financiare që përshihen në aktivitete të tilla shkruhej në deklaratën e përbashkët e cila nuk hynte në detaje të penaliteteve që parashikuara.

Vendimi për të ndaluar ICO-të si një mjet për ngritjen e fondeve erdhi nga frika e autoriteteve shtetërore ndaj rreziqeve dhe mashtrimeve financiare që mund tu kanosen qytetarëve.

Gjithashtu vendimi nuk do të thotë se monedhat virtuale mund të tregtohet si pjesën e sistemit financiare ndërsa autoritetet premtuan monitorimin e tregjeve nëse ekziston nevoja për akte të reja rregullatore. /PCWorld Albanian