Korab Sejdiu: VV e LDK-ja nuk meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjellta të nivelit adoleshent, mbi 400 mijë persona besuan

E publikuar: 06/12/2019 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti Korab Sejdiu ka shkruar se mbi 400 mijë pesona i kanë besuar projektit VV – LDK në zgjedhjet e gjashtë tetorit, derisa të dy partitë duhet të kenë veprime të menjëhershme dhe progres të pavonuar për Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sejdiu ka shkruar në Facebook se VV e LDK-ja nuk  meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjellta të nivelit adoleshent, por, veprime e që së bashku të fillojnë punën.