Kopshtari me metodën e zgjuar, pret me lehtësi barin e rritur në pjesët anësore (Video)

E publikuar: 14/08/2018 07:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kopshtar i paemëruar që kujdeset për disa prona në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, ka gjetur një metodë praktike, për të kryer punë pa u lodhur.

I hipur në pajisjen lëvizëse ‘segway’ ai kalon me lehtësi nëpër pjesët anësore të kopshteve dhe i pret me kosën elektrike, barin e rritur, transmeton Telegrafi.

“Rregullimi i pjesëve anësore më merrte shumë kohë, andaj vendosa të bëja diçka. Vendosa ta blejë pajisjen dhe tani jam shumë i pushuar”, ka thënë ai.

Megjithatë, mësimi i ngasjes së një ‘segway’ nuk është aq i lehtë, pasi ka raste të shpeshta që të rriturit janë rrëzuar dhe kanë pasur lëndime të konsiderueshme.

Për ta pasur një të tillë, duhet filluar të kursehet sepse kushton rreth 500 euro. /Telegrafi/