Koordinatori i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO prezanton Kornizën e Komunikimit Strategjik

E publikuar: 20/06/2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, në bashkëpunim me Ekipin Këshillues e Monitorues për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT), si dhe zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbajti sot takim informues për prezantimin e Kornizës së Komunikimit Strategjik, për personelin e zyrave të Informimit nga ministritë që janë pjesë e Komitetit ndërministrorë.

Në takim, projektin e ri e prezantuan sipas përgjegjësisë: Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh edhe koordinator i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës në NATO, z. Burim Ramadani, zonja Donjeta Gashi, drejtoreshë e Zyrës për Komunikim me Publikun e Kryeministrisë si dhe këshilltarja për Komunikim Strategjik në NALT, për Ministrinë e Mbrojtjes, zonja Nicolien Wellen.

Me këtë rast, zëvendësministri Ramadani i njoftoi zyrtarët mbi nevojën e komunikimit me audiencën vendore dhe ndërkombëtare; me të njëjtat porosi mbi punën, progresin dhe synimin e Kosovës, drejt arritjes së qëllimit për anëtarësim në NATO.

Koordinatori Ramadani, kërkoj angazhimin e ministrive, anëtar të Komitetit që të angazhohen në përplotësimin nga fushë veprimtaria e së cilës ministri, të draft kornizë së Komunikimit Strategjik të Ministrisë së Mbrojtjes, që kjo draft- Kornizë të jetë edhe Kornizë e Komunikimit Strategjik të Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës në Aleancën Veri- Atlantike.

Gjithashtu edhe zonjat Donjeta Gashi dhe Nikcolien Wellen, si dhe audienca e pranishme me diskutime, shprehën nevojën për një koordinim të mirë të gjitha dikastereve të përfshira në përplotësimin dhe përfundimin e një Kornize të Komunikimit Strategjik që do unifikonte komunikimin me audiencën në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve me jashtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës./Infosot/