Kontrolle të shtuara të Policisë kundër vozitjes nën ndikimin e alkoolit

E publikuar: 19/03/2019 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vozitja/drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit përfshinë një nga rreziqet serioze për sigurinë në trafikun rrugor.

Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e shkaktimit të aksidenteve nëpër rrugët tona edhe gjatë këtij fillim-viti ka qenë shqetsuese.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.  

Për këtë arsye masa aktive po ndërmirren në implementimin e Planit Operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit”, ku vetëm gjatë periudhës kohore (01-16.03.2019) nga njësitet policore janë shqiptuar 102 (njëqind e dytiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar 2 (dy) raste/kallëzime penale.

Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi./Infosot/