Kontrolla e trafikut urban në Rusi i kërkoi të riut biletën, ai i dha lodër seksi

E publikuar: 30/08/2018 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë i ri nga qyteti Novgorod, Rusi, është munduar në një mënyrë të pazakontë të arsyetohet kur kontrolla e trafikut urban e zuri pa biletë.

Sergei Korshunski kishte arritur që atmosferën në autobus ta ndez më veprimin e tij. Kur kontrolla iu afrua dhe i kërkoi ta paguaj biletën, ai pa u menduar dy herë i afroi një lodër seksi, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet kontrollorja e cila mbante aparatin për shtypjen e biletave në dorë, mbi të cilin ai vë lodrën e seksit.

Por, është interesant se kontrollorja në një moment fillon të qesh me veprimin e të riut, megjithatë ruan profesionalizmin duke insistuar nga ai që të paguaj biletën.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe kanë nxitur mijëra komente dhe pëlqime. /Telegrafi/