Kontrabandim me migrantë nga Siria, dy të arrestuar në Vërmicë

E publikuar: 01/02/2020 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar ‘Vërmicë’, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kishin kontrabanduar katër persona nga Siria.

Me vendim të prokurorit, vetura e të dyshuarve është sekuestruar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësia për migrim është duke u marrë me personat nga Siria.