‘Kontrabanda me mallra nuk është në rritje pas vendosjes së taksës’

31.03.2019 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
‘Kontrabanda me mallra nuk është në rritje pas vendosjes së taksës’

Me vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ishte paralajmëruar rreziku se do të mund të rritej kontrabanda me mallra.

Ani pse pjesa më e ndejshme për kontrabandim është veriu i vendit, nuk është parë rritje e lëvizjes së mallrave pa kaluar në pikat doganore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kontrabanda me mallra nuk është në rritje pas vendosjes së taksës, por sipas tij, është nxitur kontrabandimi me mallra me vlera të ulëta, përfshirë ushqimore.

“Nëse i shikojmë statistikat vitin e kaluar dhe këtë vit vërejmë se pak a shumë është e njëjta situatë me raste të kontrabandimit të mallrave. Për këtë arsye, dogana nuk ka vërejt indikacione që ka kontrabandim të shtuar, në masë të madhe të produkteve prej Serbisë, por çfarë kemi vërejt për dallim nga vitet tjera është që tani kontrabandimi nëse dikur më herët është bë me mallrat të cilat kanë akcizë apo taksa më shumë, tani kontrabandimi ka kaluar në mallra me vlera të ulëta, kryesisht mund të jenë edhe gjëra ushqimore”, ka thënë Stavileci.

Stavileci thotë se nuk duhet të ndahet Kosova në pjesë se ku mund të kontrabandohet më shumë, por sipas tij, veriu qëndron të jetë edhe problem politik.

Ai tha se në tre mujorin e parë të këtij viti, janë shënuar 10 raste të kundërvajtjeve.

“Po, ka raste të kontrabandës, por nuk duhet të ndahet Kosova në pjesë se kah kontrabandohet më shumë. Normalisht ne e kemi atje edhe një problem politik, por sidoqoftë sa i përket kontrabandës ka më shumë raste në pjesën veriore, apo ka më shumë tentime për kontrabandim, mirëpo nuk do të thotë që nuk kemi edhe në pjesë e Dheut të Bardhë, nuk do të thotë që nuk kemi edhe në pjesën e Vërmicës”.

“Kontrabanda vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar në pjesën veriore kemi pas 10 kundërvajtje vitin e kaluar dhe 11 kemi pas këtë vit. Pra nuk paraqet ndonjë rritje, por çka ka ndryshuar është tek llojet e produkteve të cilat janë kontrabandu”, shtoi Stavileci.

Që prej katër muajsh, kur vendi ka vendosur taksën, sipas Stavilecit, importi i mallrave serbe dhe boshnjake, ka rënie. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, ka rreth 900 mijë euro import.

“Nëse marrim një krahasim, nëse para masës mbrojtëse kemi pas import prej 1.2 deri në 1.4 milionë brenda një dite, tani në këta muaj kemi import vetëm 900 mijë euro. Pra, ende nuk është plotësuar asnjë ditë që ka qenë më herët e importit të produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës”, tha ai.

Ai tha se me taksë, është vërejtur zhvendosje e importit, nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina me import nga Shqipëria, Italia, Maqedonia dhe Bullgaria.

“Ne kemi pa zhvendosje të importit, se deri sot, dikur disa industri kryesore që kanë qenë, që kanë dominuar tregun e Kosovës, industria ushqimore dhe industria e ndërtimit me produkte të Serbisë dhe Bosnjës, tani kjo ka lëvizë, tani Kosova blen ushqime apo materiale ndërtimore kryesisht nga vendet e tjera”.

“Ne kemi pa lëvizje të importit tek produktet ushqimore duke filluar nga Italia, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria, të cilat tentojnë me e zëvendësuar këtë hendekun i cili është kriju pas masës mbrojtëse”, pohoi Stavileci.

Stavileci tha se edhe medikamentet nga Serbia e Bosnja i nënshtrohen taksës prej 100 për qind.

“Të gjitha barnat që importohen prej Serbisë i nënshtrohen taksës. Duhet të kemi parasysh se nuk kemi ndalesë apo embargo ndaj këtij shteti apo Bosnjës, vetëm kemi masë mbrojtëse, që do të thotë se secili produkt, duke përfshirë edhe medikamentet nëse i plotësojnë kushtet ligjore për import mund të importohen kundrejt pagesës prej 100 për qind të tatimit”, tha Stavileci.

Qeveria e Kosovës me 21 nëntor të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën për mallrat e importuara nga Serbia. Ky vendim kishte nxitur reagime të ashpra të Beogradit por edhe të Bashkimit Evropian.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi