Kontingjenti i 30-të i aviacionit kroat në Kosovë

E publikuar: 09/02/2019 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria kroate e Mbrojtjes ka kumtuar se kontingjenti i tridhjetë kroat (HRVCON) është dërguar në NATO për ta mbështetur operacionin e paqes në bazën amerikane Bondsteel në Kosovë, transmeton Koha.net .

Kontingjenti i ri kroat është nga kazerma “Knez Trpimir” në Divulj te Trogiri.

Kroacia në këtë operacion merr pjesë tash e dhjetë vjet, ka njoftuar agjencia kroate e lajmeve Hina.

Kontingjentin e ka përcjellë shefi i njësisë 93 të bazës së aviacionit koloneli Boris Paniq i cili theksoi se aviacioni luftarak kroat në misionin paqësor për Kosovën merr pjesë vazhdimisht që nga viti 2009.

Në 30 misionet e deritashme të Kroacisë kanë qenë edhe nga dy helikopterët Mi-8 MTV1/Mi-171Sh të aviacionit luftarak.

Komandanti i kontingjentit të 30 –të, Stjepan Stepiq, ka thënë se ushtarë-t janë të përgatitur mirë, kanë përvojë dhe janë të gatshëm edhe për një mision.

Detyrë e ushtarëve kroatë në bazën e amerikane të Bondstellit në Ferizaj është transportimi i personave dhe i ngarkesave.