Kontestohet transparenca e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillave drejtues

12.09.2019 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kontestohet transparenca e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillave drejtues

Partizimi i skajshëm i strukturave të këshillave drejtues të institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, pamundëson luftën kundër korrupsionit, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare, duke shtuar se asnjë ndërmarrje publike në vend nuk ka procedurë të qartë për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve të drejtorëve dhe këshillave drejtues dhe mbikëqyrësve.

Hulumtimi që ka realizuar Qendra për Komunikim me qytetarët ka nxjerrë në pah se këshillat drejtues, në vend se të luajnë rolin e korrektorit të politikave gjatë menaxhimit të institucioneve të ndryshme, qoftë në pushtetin qendror apo atë lokal, duke qenë se në të shumtën e rasteve përbëhen nga struktura të partive në pushtet, ata bëhen mbrojtës të qëndrimeve të drejtorëve që i ka emëruar po Qeveria.

Nga Qendra për Komunikim me Qytetarët thonë se institucionet në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të shihen si mundësi për të siguruar honorar për militantët e partive politike në pushtet.

Sabina Fakiq, nga Qendra për Komunikime Civile, për Radion Evropa e Lirë thotë se partizimi si dhe ndikimi i politikës ndaj strukturave udhëheqëse të ndërmarrjeve publike, paraqet rrezik për shfaqjen e korrupsionit, ngase pikërisht anëtarët e këshillave drejtues, të cilët janë ata që vendosin për kontrata milionëshe në situata të caktuara, në ndërmarrjet publike, nuk zgjidhen në mënyrë transparente dhe kjo lë hapësirë që personat e duhur të mos gjinden në vendet e duhura.

Hulumtimi që ka realizuar Qendra për Komunikime Civile ka nxjerrë në pah se Qeveria dhe njësitë e qeverisjes lokale, nuk disponojnë me një dokument ose rregullore zyrtare, që do të rregullonte procesin e përzgjedhjes së anëtarëve në organet udhëheqëse, të cilat i kanë themeluar.

“Mungesa e transparencës gjatë përzgjedhjes së kuadrit që do të përfaqësojë këshillat drejtues dhe mbikëqyrës, hap shumë mundësi për ndikimin e politikës dhe vendosjen e personave jokompetentë në ndërmarrje që qarkullojnë vlera milionëshe”, thotë Fakiq.

Ndërkaq, Arta Billalli, eksperte për çështje juridike, konsideron se këshillat drejtues duhet të jenë korrektorë të politikave gjatë udhëheqjes së institucioneve publike, dhe jo mbrojtës të politikave që u shkojnë për shtati partive politike në pushtet.

“Vetë fakti se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, janë skajshmërish të partizuar, tregon se ata më shumë luajnë rolin e shërbyesit se sa rolin që duhet ta kenë sipas ligjit, përkatësisht ushtrimin e kompetencave në përputhje me ligjet për funksionimin e institucioneve konkrete”, vlerëson Bilalli, ligjëruese në Fakultetin Juridik në kuadër të Universitetit të Tetovës.

Por, Temelko Ristevski, ligjërues në Fakultetin e Administratës, thotë se kritikat e vazhdueshme që vijnë për mosefikasitetin institucioneve duket se nuk reflektojnë tek autoritetet e Qeverisë, por përmes zbrazëtirave ligjore edhe më tej synohet krijimi i komoditetit për ata që drejtojnë institucionet.

“Për fat të keq, shumë më shumë mbahet llogari se kush është i besueshëm i strukturave udhëheqëse të pushtetit dhe shumë pak mbahet llogari për profesionalizmin e tyre. Ka më shumë mekanizma për të parandaluar këtë trend, por problemi qëndron në atë se mungon vullneti politik”, thotë Ristevski.

Hulumtimi gjithashtu ka nxjerrë në pah se një pjesë e madhe e institucioneve nuk disponojnë me biografinë e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës.

Ndërkohë që vetëm një e treta e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës, të cilët duhet të kontrollojnë rrjedhën dhe menaxhimin e financave të ndërmarrjeve publike, nuk kanë përgatitje profesionale në lëmin e ekonomisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill

Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill

Shkup: Përmes rritjes së pagës minimale synohet të ruhet fuqia punëtore

Shkup: Përmes rritjes së pagës minimale synohet të ruhet fuqia punëtore

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik