Kontejneri misterioz i anijes, fshehë brenda një shtëpi të mahnitshme pushimi (Foto)

E publikuar: 17/12/2018 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shikim të parë, ngjanë si një kontejner misterioz i anijes, që ka pjesët anësore nga druri dhe është vendosur në një kodër të Zelandës së Re.

Kur hapet pjesa ballore, tregon se brenda fshihet një shtëpi e mahnitshme pushimi, me dy dhoma gjumi, banjo moderne dhe tarracë me pamje nga deti, transmeton Telegrafi.

Objekti i ndërtuar nga Chrossover Arcitects, është vendosur në Coromandel, teksa ka marrë çmimin ‘Home of the Decade’ për vitin 1996 deri më 2005.

Hapja e një pjese të dhomës së ditës, e bën të duket sikur kuvertë e anijes, vetëm se pluskon në tokë. Sistemi i hapjes së dritareve, e bën këtë shtëpi sikur të jetë ndonjë verandë që ajroset nga të gjitha anët.

Ndërtimi është bërë n atë mënyrë, që t’i përshtatet të gjitha kushteve klimatike prej të ftohtit deri në të nxehtin më të madh. Madje, mund të vendoset në të gjithë terrenet, pasi është mjaft lehtë e montueshme. /Telegrafi/