Konsumatorët e Coinbase mund të tërheqin paratë e tyre përmes PayPal

E publikuar: 07/12/2018 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Coinbase është padyshim një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në industrinë e kriptomonedhave. Platforma synon të rrisë më tej bazën e klientëve duke u ofruar mundësi të reja jo vetëm përdoruesve potencialë por edhe ato ekzistues.


Së fundi, konsumatorët e kësaj burse mund të tërheqin paratë e tyre në kriptomonedha përmes PayPal.

Ndërsa ende nuk ka një një njoftim zyrtar, përdoruesit kanë raportuar se janë informuar për këtë mundësi të re. Në njoftim thuhet: “Duke filluar nga Nëntor, konsumatorët mund të tërheqin paratë e tyre përmes PayPal.”


Për të përfituar nga kjo mundësi përdoruesit duhet të kalojnë procedurën “Know Your Customer.”

Tërheqjet mund të bëhen vetëm për llogaritë PayPal të cilat janë të disponueshme në monedhat: Dollar Amerikan, Paund Britanik dhe Euro.

Aktualisht opsioni ofrohet për përdoruesit në SHBA, Kanada, Britani dhe Bashkimin Evropian.

Natyrisht nisur nga fakti që PayPal bën të mundur tërheqjen do të thotë se do të lançohen depozitat në PayPal të kriptomonedhave së shpejti. /PCWorld Albanian

DoctorBitcoin