Konstituohet Bordi Këshillues për COVID-19, Raka thotë se s’kanë kompetenca ekzekutive

22.07.2020 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konstituohet Bordi Këshillues për COVID-19, Raka thotë se s’kanë kompetenca ekzekutive

Bordi Këshillues për COVID-19, ka mbajtur sot mbledhjen e parë konstituive.

Në këtë takim u trajtuan disa prej pikave organizative se si do të funksionojë ky Bord, derisa nuk u diskutua në detaje se sot në vendin tonë janë shënuar 241 raste me COVID-19.

Mikrobiologu Lul Raka, që e kryeson këtë bord, tha se janë diskutuar disa prej pikave kryesore dhe theksoi se si bord do të japin vetëm këshilla dhe se nuk kanë kompetenca ekzekutive.

Raka tha se është fakt se ditëve të fundit ka rritje të numrit të rasteve me COVID, por që tha se në këtë mbledhje të parë nuk janë futur në detaje.

Raka: Nuk jemi futur në detaje vetëm e kemi shqyrtuar disa prej pikave organizative

Video 2.34

“Prapavija e themelimit të këtij bordi është që çdo veprim që merret në adresimin e përballjes me COVID-19 të ketë prapavijë shkencore. Përkundër faktit që të dhënat shkencore po përditësohen dita ditës, mirëpo e jona është që t’i përcjellim edhe në bazë të këtyre të dhënave t’i japim rekomandimet edhe këshillat më të mira të mundshme për situatën aktuale. Fakt që numrat janë në rritje siç e përmende, ne nuk diskutuam për pikat kryesore të cilat do të mund të futeshin në kornizën e këshillave për përballjen e pandemisë, por nuk jemi futur në detaje vetëm e kemi shqyrtuar disa prej pikave organizative se si do të funksionojë, cila është rruga më e mirë dhe cila është korniza e adresimit të gjitha këtyre problemeve”, tha ai.

I pyetur se a janë pasqyrë reale 24 orëshe të Kosovës rezultatet nëse mostrat kanë qenë të ditëve të kaluara dhe jo të 24 orëshit të fundit, Raka tha se nëse rezultatet janë të ditëve të kaluara duhet të sqarohen për opinionin publik.

Derisa bëri të ditur se nga sot ka filluar informimi elektronik i pacientëve që testohen për COVID-19.

Raka: Nëse kanë qenë të ditëve të kaluara ata duhet të informohet opinioni publik

Video 3.20

“Nëse kanë qenë të ditëve të kaluara ata duhet të sqarohet, duhet të informohet opinionin publik. Edhe testimi besoj që do të jetë një prej pikave të cilat marrin një rol të rëndësishëm në fushën e këshillimit dhe besoj që do të ketë përmirësime edhe në testim edhe në informim të popullatës. Me informatat që kam unë pas mbështetjes që ka ardhur prej Kaktusit për informimin e qytetarëve të Kosovës, sepse ato ndoshta për shkak jo vetëm të vonesës po e kanë marrë me vonesë informatën, kjo organizatë në mënyrë vullnetare është angazhuar në IKSHPK që në mënyrë elektronike menjëherë t’i njoftojë qytetarët e Kosovës për rezultatet të cilat i marrin. Sidomos kjo do ta lehtësoj punën e atyre që janë testuar dhe të cilët kanë qenë negativ edhe kanë pritur me ankth. Sipas informatave prej sot ka filluar ky aktivitet, e i cili do ta lehtësoj pak edhe informatën për qytetarët po edhe punën e stafit në IKSHPK, laboratorin e Mikrobiologjisë i cili jo vetëm ai po të gjitha nivelet tjera janë të mbingarkuara që gati 5 muaj”, tha ai.

Ndërsa, rreth rekomandimit se diagnostikimi i COVID-19 të bëhet vetëm diagnozë klinike pa testime, ai tha se kjo do të merret vesh në takimin e radhës që do të jetë si pikë e rendit të ditës.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se ky bord është formuar për t’iu shërbyer atyre si ministri, shëndetësisë dhe Kosovës në kalimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Zemaj: Do të na ndihmojnë në menaxhimin më të mirë të situatës

Video

“Besojmë që me përmirësimin e situatës dhe me kalimin dhe përfundimin e pandemisë t’i kthehemi edhe përmirësimeve te shërbimeve, ideve edhe shkencore edhe publiciste, po edhe profesionale, që këta njerëz mund t’i ofrojnë MSh dhe Republikës së Kosovës. Sot unë isha më shumë si nikoqir, herëve të tjera me gjitha rekomandimet dhe sugjerimet unë do të bashkëpunoj ngushtë në aspektin edhe profesional edhe ligjor pa ndonjë ngarkesë tjetër vetëm për hir të interesave të vendit dhe ruajtjes së shëndetit publik në Republikën e Kosovës…Besoj që do te angazhohen maksimalisht që të më ndihmojnë mua dhe ministrisë së Shëndetësisë në tejkalimin e kësaj situate dhe në menaxhimin më të mirë të situatës epidemiologjike në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Në takimin e parë të Bordit këshillues për COVID-19, kanë marrë pjesë edhe dy ish ministrat e Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Ferid Agani. Ndërsa, ftesës publike të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, nuk i kanë përgjigjur dy ministrat e fundit të Shëndetësisë, Arben Vitia i LVV dhe Uran Ismaili i PDK-së./kp

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vuçiq në Kombet e Bashkuara: Serbia nuk do të pranojë poshtërime në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Vuçiq në Kombet e Bashkuara: Serbia nuk do të pranojë poshtërime në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Kërkohet suspendimi i profesorëve që kanë probleme me ligjin

Kërkohet suspendimi i profesorëve që kanë probleme me ligjin

Shqiptohen 800 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

Shqiptohen 800 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

Njëri nga policët e arrestuar në Karaçevë drejtonte lokalin ku luhej bixhozi

Njëri nga policët e arrestuar në Karaçevë drejtonte lokalin ku luhej bixhozi

Përhapet një sëmundje e re në Sudan? Ethet e panjohura vdekjeprurëse vrasin 8 persona

Përhapet një sëmundje e re në Sudan? Ethet e panjohura vdekjeprurëse vrasin 8 persona

Bajrami: Kushdo që ka menduar se do të ketë njohje reciproke në Washington, ka qenë gabim

Bajrami: Kushdo që ka menduar se do të ketë njohje reciproke në Washington, ka qenë gabim

Tahiri: Hoti nuk i jep ‘pesë para’ nëse dalim nga koalicioni

Tahiri: Hoti nuk i jep ‘pesë para’ nëse dalim nga koalicioni

Pse delegacioni amerikan nuk hëngri darkë në Kosovë ashtu sikur në Serbi?

Pse delegacioni amerikan nuk hëngri darkë në Kosovë ashtu sikur në Serbi?

Tahiri: Serbia bën drama rreth Kosovës, shantazhon BE-në përmes Rusisë

Tahiri: Serbia bën drama rreth Kosovës, shantazhon BE-në përmes Rusisë

Thaçi kërkon të mos publikohen dosjet e Speciales

Thaçi kërkon të mos publikohen dosjet e Speciales

Fauci: Duhet të vaksinohet 75% e popullsisë së botës për të ndaluar përhapjen e COVID-19

Fauci: Duhet të vaksinohet 75% e popullsisë së botës për të ndaluar përhapjen e COVID-19

Zemaj kërkon nga deputetët ta votojnë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Zemaj kërkon nga deputetët ta votojnë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Prodhuesit paralajmërojnë sërish derdhjen e qumështit, kërkojnë heqjen e produkteve me origjinë bimore nga tregu

Prodhuesit paralajmërojnë sërish derdhjen e qumështit, kërkojnë heqjen e produkteve me origjinë bimore nga tregu

Policia e Kosovës shkatërron plantacione me bimë narkotike në zonën e Koshares

Policia e Kosovës shkatërron plantacione me bimë narkotike në zonën e Koshares

Deputetët kërkojnë llogari nga Vitia për Agon Musliun dhe testet nga Serbia

Deputetët kërkojnë llogari nga Vitia për Agon Musliun dhe testet nga Serbia

Arrestohet një person, përgatiti 50 mijë euro fals për t’i hedhur në treg

Arrestohet një person, përgatiti 50 mijë euro fals për t’i hedhur në treg