Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

22.07.2018 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

Prishtina është nikoqire e Festivalit të Filmit – “PriFest “, i cili po shënon dekadën e parë të funksionimit.
Ky festival ka filluar më datën 17 dhe përfundon më 22 korrik. Aty janë vënë në konkurrencë zyrtare filmat evropianë, ballkanikë, dokumentarë dhe filma të metrazhit të mesëm.

Radio Evropa e Lirë ka intervistuar disa pjesëmarrës, për të dëgjuar përvojat e tyre në Kosovë.

Katya Trichkova nga Bullgaria, është producente e filmit ‘’Direction’’. I njëjti film është shfaqur edhe në festivalin e Kanës në Francë.

Ajo thotë se është hera e dytë që viziton Kosovën, dhe përshtypjet e saj për këtë vend janë shumë të mira në çdo aspekt.

‘’Kjo është hera e dytë që unë vi në Kosovë . Kam qenë para dy vjetësh me filmin e një regjisori bullgar. Jam duke u kënaqur shumë dhe jam shumë e lumtur që kam arritur të vijë edhe në edicionin e dhjetë të Pri Festit”.

“Këtu njerëzit janë shumë miqësorë, të afërt dhe miqësor me njëri tjetrin. Para dy vjetësh kur kam qenë dhe tash, unë shoh zhvillim të madh dhe ndryshim në qytet, pra ndryshim pozitiv”.

“Besoj se Kosova do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej. Ne po kënaqemi shumë pasi ndjehemi si në familje, falë njerëzve shumë miqësorë’’, tha Trichkova.

Trichkova potencon faktin se motoja e festivalit të sivjetmë është’’ friendship forever’’ apo ‘’miqësi gjithmonë’’ dhe sic thotë ajo ia ka arritur qëllimit, pasi pikërisht ashtu edhe po ndjehen pjesëmarrësit.

‘’Unë besoj në moton e festivalit ’’ friendship forever’’ që krijon miqësi të reja, miqësi përgjithmonë, sepse ashtu edhe po ndodhë. Sidomos gjatë javës së festivalit ka shumë njerëz të ri entuziast që bëjnë shumë për festivalin, dhe kjo është pjesa më e mirë e festivalit që ne e dëshirojmë. Edhe ne në Sofie të Bullgarisë kemi një lloj festivali, që tash shënon 20 vjetorin, dhe është festival me renome botërore, dhe mendoj se është pak a shumë i njejtë si Pri Film Fest, shtoi tutje’’ Trichkova.

Në anën tjetër Marko Gjokovik nga Maqedonia, regjisor i filmit ‘Ekler’, i cili bën pjesë në katëgorinë e filmave të metrazhit të mesëm, thotë se organizimi i këtij festivali është i cilësisë së lartë.

Ai gjithashtu është duke marrë pjesë edhe në workshopet që janë të organizuara në kuadër të aktiviteteve të Pri Forumit.

‘’Për sa i përket pjesës së festivalit janë në cilësi shumë të mirë dh sa I përket pjesës së aktiviteteve janë perfekt dhe në cilësi shumë të mirë, dhe gjithashtu po më pëlqen shumë mënyra e organizimit të festivalit’’, ka thënë Gjokovik.

Edhe mysafirja nga Turqia, Ipek Yantajm, e cila po qëndron për herë të dytë në Kosovë. Për herë të parë ajo ishte e ftuar në Kosovë si pjesë e jurisë në edicionin e 8-të, të Pri Fest-it.

‘’Më ka pëlqyer shumë dhe kam dashur të kthehem prapë këtë vit. Nuk kam projekt këtë vit, dua vetëm të shikoj filma dhe të takohem me disa shokë dhe të shoh bukuritë e Kosovës. Është festival i vogël, por është shumë mirë i organizuar dhe të gjithë janë të ngrohtë dhe shumë mikpritës. Gjithashtu mund të takosh shumë njerëz gjë që nuk mund ta bësh në festivalet e mëdha. Kështu që, shumë më pëlqen që jam këtu’’, tha ajo.

Tutja, Yantajm shtoi se në Kosovë nuk e ndjen veten si të huaj. Ajo sheh shumë gjëra të përbashkëta mes popullit të saj dhe kosovarëve.

‘’Nuk e ndjej se jam në një shtet tjetër, shoh shumë gjëra të përbashkëta mes Kosovës dhe Turqisë. Ushqimi është turk gjithashtu edhe arkitektura, të gjitha”.

“Derisa sa i përket festivalit mendoj se është duke u rritur çdo vit, është shumë mirë, eventet po bëhen më atraktive dhe po me pëlqen kjo gjë. Për një qytet të vogël si Prishtina, kjo gjë është diçka e madhe si dhe nevojitet shumë energji dhe shumë njerëz për ta bërë këtë festival”.

“Ne e kemi festivalin e filmit të Stambollit, e kemi edhe festivalin e filmit’’ Independent’’ Film Festival, dhe më duhet të them që këtu më pëlqen shumë për shkak të industrisë së filmit dhe takimeve me njerëzit. Festivalet tona në Turqi janë shumë të mëdha dhe ka shumë njerëz që i vizitojnë ato.Por këtu mund të shoh më shumë filma’’, përfundoi Yantajm.

Në kuadër të programeve të filmave në festivalin ‘’PriFest’’, këtë vit ka konkurrencë zyrtare për filmat evropianë, ballkanikë, dokumentarë dhe filma të metrazhit të mesëm. Në PriFest po marrin pjesë edhe Palestina dhe Izraeli, të cilat hyjnë në industrinë e filmit në kuadër të Evropës.

Kurse, në programin ballkanik po marrin pjesë pjesëmarrës me filma nga Serbia, Bosnja, Maqedonia, Bullgaria, edhe nga Turqia, por gjithashtu edhe një numër i madh i filmave nga Kosova. Kurse, te metrazhi i mesëm dhe dokumentari, ata janë të hapur për filmat nga mbarë bota. Aty ka filma që po marrin pjesë edhe nga Afrika, Arabia e Amerika.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Antikorrupsioni denoncon rastet e familjarizmit në punësim

Antikorrupsioni denoncon rastet e familjarizmit në punësim

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm