Konjufca tregon pse reaguan ambasadat, thotë se Thaçi ishte prapa dëbimit të gylenistëve

12.03.2019 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konjufca tregon pse reaguan ambasadat, thotë se Thaçi ishte prapa dëbimit të gylenistëve

Çështja e deportimit të gjashtë shtetasve turq është riaktualizuar, dhe kësaj radhe prej ndërkombëtarëve. Në njëvjetorin e rrëmbimit të gjashtë gylenistëve nga institucionet e sigurisë, ambasadat e huaja ishin më të ashpra se sa kur kishte ndodhur rrëmbimi. Amerika akuzoi direkt politikën. Glauk Konjufca thotë se kur përmendet përfshirja e politikës në rrëmbim, bëhet fjalë për presidentin Thaçi.

Dëbimi i gylenistëve duket se nuk është prej temave që bëjnë bujë e më pas mbyllen.

Ambasada amerikane ka shprehur sërish shqetësimin për deportimin e shtetasve turq, të cilët presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kishte kërkuar nga Kosova.

Kapja dhe dëbimi i gylenistëve u realizua më 29 mars të vitit të kaluar nga institucionet kosovarë të sigurisë, ndërsa edhe një vjet pas, akoma nuk është zbardhur se kush e ka dhënë urdhrin e dorëzimit të tyre.

Amerikanët, të cilët në SHBA kanë strehuar në vendin e tyre shefin e Lëvizjes Gulen që shteti i Erdogan i referohet si “Feto”, kanë akuzuar direkt politikën se ka shtyrë institucionet e sigurisë të shkelin ligjin.

“Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike”, thuhej ndër të tjera në reagimin e ambasadës amerikane.

Mbështetje të plotë ambasadës amerikane i kanë dhënë ambasadat e Britanisë së Madhe dhe e Gjermanisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë për Gazetën Express se reagimet u rikthyen pasi Komisioni hetimor kreu punën dhe aty u pa se janë bërë shkelje të mëdha.

“Janë reagime që e shprehin shqetësimin e vërtetë për ngjarjen që ka ndodhë. Ambasadat nuk reaguan deri tash për shkak që kanë prit me u kry puna e komisionit hetimor, E tash kur ka përfundu puna edhe i kanë pa rezultatet, atëherë kjo për gjithkënd që e di se si funksionon shteti ligjor është shqetësuese, sepse ka shkelje drastik”, ka thënë Konjufca.

“Presidenti ka qenë mbrapa kësaj. Ka shumë gjetje të komisionit që tregojnë se presidenti duhet t’i sqarojë disa paqartësi në lidhje me involvimin e tij në këtë ngjarje”, është shprehur ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së thotë se ka tri gjëra që, sipas tij, dëshmojnë involvimin e Presidentit në rrëmbimin e gylenistëve.

“Ai as nuk ka shku me iu përgjigj komisionit. Shefin e AKI’së e ka bërë këshilltar të tij. Njeriun kryesor të pushtetit e ka zëvendësu me shefin e AKI’së”.

Konjufca ka përmendur konferencën e presidentit Thaçi, ku ai e ka pa si proces të rregullt deportimin e gylenistëve.

Menjëherë pasi është përmendur politika nga ambasada e Amerikës, sot gjatë ditës ka reaguar kryeministri Haradinaj, për t’u distancuar nga përfshirja e politikës në rastin e dëbimit të gylenistëve.

Haradinaj ka shkruar për krejt masat që ka ndërmarrë në këtë rast, dhe për raportimin që ka bërë para Komisionit Parlamentar të formuar për të hetuar deportimin e gylenistëve.

“Me angazhim të plotë për të qartësuar përgjegjësitë institucionale, shmangiet e mundshme kushtetuese dhe ligjore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe, mbi të gjitha, garantimin e sigurisë kombëtare, kam kërkuar raporte hetimore nga Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektorati Policor i Kosovës, Autoriteti Civil i Aviacionit, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjashtë shtetasit turq, të cilët në Kosovë po ushtronin profesionin e mësimdhënësve në shkollat gyleniste, u deportuan në Turqi me një avion të shtetit turk, pasi Erdogan po i kërkonte si anëtarë të organizatës së Gulenit, të cilën Turqia e ka shpallur terroriste.

Ambasada amerikane në reagimin e saj nuk është marrë me fajësinë ose pafajësinë e shtetasve turq, por me mënyrën se si institucionet e sigurisë, të ndikuara nga politika, kanë dorëzuar shtetas të huaj që kishin lejeqendrim për në Kosovë.

“Nuk kemi të bëjmë me fajësinë apo pafajësinë e individëve, por shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës”

Komisioni hetimor për këtë rast ka përfunduar së funksionuari, pasi nuk i është zgjatur afati kohor për punë nga Kryesia e Kuvendit. Ata kanë nxjerrë një raport, në të cilën janë paraqitur 31 shkelje të gjetura në deportimin e gylenistëve.

Ganimete Musliu, deputetet e PDK’së, në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka thënë se komisioni hetimor pjesë e të cilit ka qenë edhe vetë, ka dështuar.

“Ne kemi qenë të paaftë të kërkojmë zgjatjen e mandatit”, ka thënë Musliu, e cila ka akuzuar anëtarët e opozitës se kanë qenë të papërvojë në punën e komisionit. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ish-deputeti i PDK-së paditë Kosovën, kërkon 65 milionë euro në arbitrazh

Ish-deputeti i PDK-së paditë Kosovën, kërkon 65 milionë euro në arbitrazh

Apostolova: Merrni seriozisht rekomandimet në Raportin e Progresit, hartoni plan veprimi

Apostolova: Merrni seriozisht rekomandimet në Raportin e Progresit, hartoni plan veprimi

A mund të bëhet fryrje e buzëve dhe rritje e gjoksit në QKUK?

A mund të bëhet fryrje e buzëve dhe rritje e gjoksit në QKUK?

Për 24 orë: 84 aktakuza kundër 104 personave dhe 12 të ndaluar

Për 24 orë: 84 aktakuza kundër 104 personave dhe 12 të ndaluar

Sindikata e RTK-së mirëpret votimin në parim të ligjit për transmetuesin publik

Sindikata e RTK-së mirëpret votimin në parim të ligjit për transmetuesin publik

Bushati kritika Ramës për Kosovën: Mbështeti tezën serbe të shekullit të 19-të

Bushati kritika Ramës për Kosovën: Mbështeti tezën serbe të shekullit të 19-të

Pesë vjet punë, miliona euro të shpenzuara dhe punëtorë të vdekur – fakte interesante rreth Autostradës “Arbën Xhaferi”

Pesë vjet punë, miliona euro të shpenzuara dhe punëtorë të vdekur – fakte interesante rreth Autostradës “Arbën Xhaferi”

Biserko: Serbia është dashur ta njohë e para Kosovën

Biserko: Serbia është dashur ta njohë e para Kosovën

Themelorja nuk pranon t’i hetojë aferat e korrupsionit në Telekom, rasti i kthehet Speciales

Themelorja nuk pranon t’i hetojë aferat e korrupsionit në Telekom, rasti i kthehet Speciales

Shala: Një kompani serbe na furnizon me infuzion, duhet ta hetojmë

Shala: Një kompani serbe na furnizon me infuzion, duhet ta hetojmë

Tha se shqiptarët janë nga mali, Pacolli: Nuk e lejoj Bërnabiqin të hyjë në Kosovë

Tha se shqiptarët janë nga mali, Pacolli: Nuk e lejoj Bërnabiqin të hyjë në Kosovë

Kandiq: Varreza masive në Rudnicë është përmendorja për Dikoviqin

Kandiq: Varreza masive në Rudnicë është përmendorja për Dikoviqin

Merkel mohon se ka përplasje me pasardhësen e saj

Merkel mohon se ka përplasje me pasardhësen e saj

Reagon Çitaku: Gruaja e ‘goditur’ rome – Turp dhe marrëzi

Reagon Çitaku: Gruaja e ‘goditur’ rome – Turp dhe marrëzi

Thaçi kritikon BE-në, përmend alternativa kombëtare

Thaçi kritikon BE-në, përmend alternativa kombëtare

Përleshja në nëndegën e LDK-së në Ferizaj, vjen reagimi i partisë

Përleshja në nëndegën e LDK-së në Ferizaj, vjen reagimi i partisë