Konjufca thotë se LDK po bën lëvizje taktike për ta ngritur pazarin rreth kryeministrit

E publikuar: 30/06/2017 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur rreth rezultateve finale të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Konjufca ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe koalicioni saj po “bëjnë naze” rreth një marrëveshje të mundshme qeverisje me Vetëvendosjen.

“LDK-ja po bën lëvizje taktike për të ngritur pazarin rreth kryeministrit. Do të ishte më e mira që LDK-ja të kuptoj që ne nuk bëjmë pazare”, ka thënë Konjufca për Tribuna Channel.

Ai më tutje ka pohuar se nëse do të vjen deri te një koalicion me LDK’në, atëherë në qeveri nuk kanë vend njerëzit të cilët kanë qenë të korruptuar.

Një ndër ta është edhe Skender Hyseni, ministër në largim i Punëve të Brendshme, i cili ka bërë dëme të mëdha shtetit tonë, ka pohuar ndër të tjerash Konjufca.

Ky i fundit ka thënë se me PDK’në në pushtet nuk ka reforma në asnjë sektor të shtetit.