Konjufca takon sindikatat: Mundësitë për buxhet, të pakta

16.01.2020 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konjufca takon sindikatat: Mundësitë për buxhet, të pakta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut, FSSHK-së dhe SPK-së për një takim në të cilin do të shpreheshin shqetësimet e mijëra të punësuarve në këta sektorë nga paralajmërimet se në mungesë eventuale të Ligjit të aprovuar për buxhetin e vitit 2020 gjithë të punësuarit në Kosovë mund të mbesin pa pagat e tyre nga marsi 2020 e tutje,transmeton Express.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i FSSHK-së Blerim Syla dhe kryetarja e SPK-së , Valbona Kamberi kanë shprehur shqetësimet e tyre në emër të mijëra anëtarëve që përfaqësojnë duke kujtuar se pas zhgënjimit që ndodhi lidhur me ligjin e pagave, nëse ndodh që të mos ketë as Ligj të buxhetit dhe procedim të pagave, atëherë situata do të jetë tepër e tensionuar dhe mund të ndodhin edhe veprime e reagime nga më të ndryshmet , sepse si thanë ata, shumica e të punësuarve në këta sektorë jetojnë nga paga e tyre dhe do të jenë të paparashikueshme reagimet e tyre nëse mbesin fare pa paga, aq më keq kur shumica janë edhe në kredi në bankat e ndryshme.

Konjufca është shprehur se këtë shqetësim e ka edhe ai dhe se ka shqyrtuar me ekspertë mundësitë eventuale që Kosova ta ketë Ligjin e buxhetit për vitin 2020 për të mos ardhur në situatën e mbetjes pa paga të mijëra të punësuarve në sektorë të ndryshëm, por në situatën aktuale mundësitë për të pasur një Ligj të buxhetit janë të vogla.

Ai është shprehur se do të bëj gjithë angazhimet që në bashkëpunim me gjithë palët tjera të gjejnë një zgjidhje të lejuar ligjërisht.

SBASHK-u, FSSHK dhe SPK kanë bërë apel te gjithë deputetët dhe subjektet politike që të angazhohen për të gjetur zgjidhje.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Riinvest: Pandemia ka goditur rëndë sektorin privat

Riinvest: Pandemia ka goditur rëndë sektorin privat

​“Akuzat për ushtarët e UÇK-së janë politikë e madhe e ndërkombëtarëve”

​“Akuzat për ushtarët e UÇK-së janë politikë e madhe e ndërkombëtarëve”

Hoti: Rreth 56 % e ndërmarrjeve janë mbyllur gjatë pandemisë

Hoti: Rreth 56 % e ndërmarrjeve janë mbyllur gjatë pandemisë

Konferenca e anëtarit të kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj

Konferenca e anëtarit të kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj

​Kosova, vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus

​Kosova, vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus

FBK në bashkëpunim me FIBA-n vazhdojnë punën intensive në hartimin e Planit Strategjik

FBK në bashkëpunim me FIBA-n vazhdojnë punën intensive në hartimin e Planit Strategjik

Haziri i pikëlluar për vdekjen e dy qytetarëve gjilanas nga Covid-19

Haziri i pikëlluar për vdekjen e dy qytetarëve gjilanas nga Covid-19

Mali i Zi – Nga një shtet pa koronavirus në vendin me numrin më të madh të infektimeve në rajon

Mali i Zi – Nga një shtet pa koronavirus në vendin me numrin më të madh të infektimeve në rajon

Kontrabanduan drunj nga Serbia, ndalohen dy persona në Podujevë

Kontrabanduan drunj nga Serbia, ndalohen dy persona në Podujevë

Alarmante rënia e të hyrave në ATK, Doganë dhe nga diaspora

Alarmante rënia e të hyrave në ATK, Doganë dhe nga diaspora

Hoti: Nëse nuk thellohet pandemia do ta përmbyllim vitin me 2.3 rënie të ekonomisë

Hoti: Nëse nuk thellohet pandemia do ta përmbyllim vitin me 2.3 rënie të ekonomisë

​77,638 raste me Covid-10 për 24 orë në ShBA

​77,638 raste me Covid-10 për 24 orë në ShBA

Pejë – Dy të dyshuar pengojnë personat zyrtarë

Pejë – Dy të dyshuar pengojnë personat zyrtarë

Skënderaj – Zjarrvënie në arën e mbjellur me grurë

Skënderaj – Zjarrvënie në arën e mbjellur me grurë

Aksident trafiku me lëndime në Prishtinë

Aksident trafiku me lëndime në Prishtinë

Kosova, temë në fushatën presidenciale amerikane? Partitë e shohin si pozitive

Kosova, temë në fushatën presidenciale amerikane? Partitë e shohin si pozitive