Glauk Konjufca: Thank you Jamaica

E publikuar: 20/02/2020 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka falënderuar Xhamaikan për njohjen ndaj Kosovës.

Ai tha se Kosova është e gatshme që krijojë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve dhe thellimin e miqësisë, njofton Klan Kosova.

“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona”, ka shkruar ai në Facebook.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë 🇽🇰🇯🇲”.