Konjufca: Nuk po e shkarkoni Qeverinë Kurti shkaku i antiamerikanizmit dhe Veliut, por po doni koalicion qeveritar me PAN’in

E publikuar: 25/03/2020 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike, se këtë seancë për mosbesimin ndaj Qeverisë së Albin Kurti, e ka me tjetër qëllim dhe jo ato për të cilat është thirrur se kinse shefi i ekzekutivit është antiamerikan dhe ka shkarkuar një ministër të LDK’së, pa u diskutuar si dy partner.

Konjufca, tha se krejtë kjo është shkaku i marrëveshjes për të qeverisur bashkë me ish partitë e PAN’it, raporton Infosot.

“Për të gjithë ata që dëshirojnë të derdhin lotë krokodili për Vjosa Osmanin. Vetëm votone ashtu siç iu ka rekomanduar Kryetarja e Kuvendit. Ku ishte LDK, kur e shkarkuan Nekibe kelmendin. Atëher LDK heshtu. Arsyeja është se nuk po munden të shkëputën nga PDK. Sa ma thellë qê kanë nisë me u shkëputë lidhjet me PDK, nisën reagimet e LDK’së. Na i kemi fituar zgjedhjet me tjera agjenta, me shkëputë dhe me ndalu krimin, korrupsionin dhe nepotizmin. Si mundet me qënë një kryeministër i suksesshëm nëse do merr koditje çdo ditë nga një ministër i tij. Mundemi me jau dhënë me listë kritikat e Agim Veliut ndaj Kryeministrit Kurti. Prej fushatës zgjedhore në Podujevë, kur thoshte se e kemi një Kryeministër antiamerikan. Ju duhet me i shpjegu arsyet e vërteta, e kjo është arsyeja. Indikative është deklarata e kryetarit të LDK’së, për Albin Kurti që tash duam ta shkarkojmë, ndërsa Presidenti e kishte mirë për gjendjën e jashtëzakonshme. Ke dalur ke mbledhur vota me Vjosa Osmanin, ndërsa tash nuk po e respektoni. Kërkesa e pajtueshme e LDK’së do kishte me qënë me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, LDK e donë një Qeveri me PAN’in. Ani kur Beka fletë për diktaturën. Shuj, allahile rri atje. Marrëveshja me Sërbinë ekziston dhe ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi për shkëmbim teritorial. E turpshme në këtë situatë me i malltretu qytetarët se po e shkarkojmë qeverinë shkaku i Veliut dhe antiamerikanizmit” ka thënë ministri i jashtëm Glauk Konjufca.