Konjufca në Forumin Ministror të Selanikut: Kërkoi heqjen e fusnotës

19.05.2020 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konjufca në Forumin Ministror të Selanikut: Kërkoi heqjen e fusnotës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, njoftoi se ishte pjesëmarrës në Forumin e Dytë Ministror të Selanikut, që u organizua në formë virtuale nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Konjufca, ka kërkuar heqjen e fusnotës në emër të Kosovës

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka bërë kërkesë edhe për heqjen e vizave.

Konjufca tutje thekson se si një kontribut në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendimin për të zëvendësuar tarifën 100% me masa të reciprocitetit gradual, duke sjellë kështu një frymë të re në fazën e re të dialogut midis dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ministri i jashtëm ka kujtuar edhe Opinionin e Tribunalit të Hagës.

Konjufca thotë se fusnota paraqet një mënyrë të vjetruar për të përfaqësuar Republikën e Kosovës.

Fjalimi i plotë:

Sot, në cilësinë e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, së bashku me Shefin e Kabinetit, z. Kreshnik Ahmeti dhe me Drejtorin e Çështjeve Rajonale, z. Valdet Sadiku, isha pjesëmarrës në Forumin e Dytë Ministror të Selanikut, që u organizua në formë virtuale nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Nikos Dendias dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z. Nikola Dimitrov, ku pjesëmarrës ishin të gjithë homologët e mi nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi.

Në vazhdim po jua paraqes fjalimin tim, të cilin e mbajta gjatë punimeve të kësaj konference:

I nderuari Nikos,
I nderuari Nikola,
Të nderuar kolegë,
Ju faleminderit shumë për organizimin e kësaj videokonference, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore pas Samitit të Selanikut në shkurt.
Para se të filloj, do të doja të falënderoja Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre bujare në ndihmën financiare dhe mjekësore gjatë kësaj kohe të Covid-19, si dhe qeveritë rajonale, me të cilët kemi pasur komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë pandemisë. Gjithashtu do të doja t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta të gjitha qeverive dhe familjeve të viktimave të COVID-19 për humbjet e tyre.
Meqenëse ky është Forumi i Dytë Ministror i Selanikut 2020, unë shfrytëzoj rastin të uroj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe BE-në për hapjen e negociatave të pranimit. Bashkë me mbështetjen e lartpërmendur, që ne të gjithë e kemi marrë për të luftuar COVID-19, unë do të përsëris kërkesën time për lëvizje të lirë, pa viza, për qytetarët e Kosovës. Kjo do të ishte garancia më e mirë që përfshirja e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një frazë, por një qëllim, që duhet, me shpresë, të arrihet sa më parë.
Po ashtu, si një kontribut në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendimin për të zëvendësuar tarifën 100% me masa të reciprocitetit gradual, duke sjellë kështu një frymë të re në fazën e re të dialogut midis dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë. Shpresojmë se masat do të njihen si të tilla nga homologët tanë në Beograd.
Unë mendoj se ne të gjithë mund të pajtohemi se në raste nevoje rajoni po tregon solidaritet dhe kjo pandemi sigurisht nxori në dritë bashkëpunimin e vërtetë rajonal në këtë pjesë të Evropës.

Të nderuar kolegë,

Fusnota në emrin e Republikës së Kosovës duhet të hiqet nga deklarata e mbledhjes së sotme. Qeveria e Serbisë, duke pyetur nëse Deklarata e Pavarësisë ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar, e inicioi procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe pasi e morën përgjigjen, autoritetet e Serbisë nuk po e njohin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Unë do të doja të shfrytëzoja këtë rast për t’ju kujtuar edhe një herë Opinionin e Tribunalit të Hagës të 22 korrikut 2010: “Gjykata ka konkluduar më lart se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, nuk e cenon ligjin e përgjithshëm ndërkombëtar, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999) ose Kuadrin Kushtetues. Si pasojë, miratimi i asaj Deklarate nuk cenon asnjë rregull të zbatueshëm të së drejtës ndërkombëtare.” Kosova është anëtare e një numri të konsiderueshëm organizatash kontinentale dhe ndërkombëtare, si: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në të tri këto organizata Kosova pranohet pa fusnotë. Fusnota paraqet një mënyrë të vjetruar për të përfaqësuar Republikën e Kosovës. Edhe në takimet e fundit rajonale në deklaratat e përbashkëta nën Procesin e Berlinit, ajo nuk është përdorur më. Fusnota ishte menduar si një formë e thyerjes së akullit midis dy palëve në forume rajonale. Tani takimet e përbashkëta rajonale, në të cilat Kosova dhe Serbia marrin pjesë së bashku, janë bërë rutinore. Fusnota tashmë është tejkaluar.

Faleminderit dhe ju uroj të gjithëve një takim produktiv sot

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”