Konjufca: Kryeprokurori Lumezi vallëzon tango me pushtetin

24.04.2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konjufca: Kryeprokurori Lumezi vallëzon tango me pushtetin

Ardhja e Aleksandër Lumezit në krye të prokurorisë paska qenë për ta centralizuar dhe monopolizuar gjithë praktikën e hetimit të korrupsionit të profilit të lartë, tha Glauk Konjfuca, drejtues i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, në konferencën e sotshme për media ku u fol edhe për protestën e së premtes.

Aleksandër Lumezi ka krijuar një komision i cili brenda pesë ditëve duhet t’i raportojë atij për secilin rast të profilit të lartë publik që është nën hetim për korrupsion, tha Konjufca, duke përmendur 70 rastet e zyrtarëve të lartë publikë, ndaj të cilëve në kohën e Lumezit, ose janë braktisur aktakuzat, ose kanë pushuar hetimet ose dënimi nuk ka qenë efektiv.

Konjufca tha se shpjegimi i deritashëm politik i kapjes së drejtësisë duhet të riformulohet. “Kjo nuk është kapje, kapja është e njëanshme kurse ky është vallëzim tango ku siç dihet nevojiten dy palë. Njëra palë në tango është Lumezi i cili po vallëzon për mrekulli me pushtetin dhe kjo është e dyanshme, e vullnetshme, dhe për t’u rregulluar kjo gjë, duhet vullnet politik”, tha ai, duke aluduar te zgjedhjet e reja që i japin një mundësi të re qytetarëve.

Ndërkaq, anëtarja e kryesisë dhe deputetja e Lëvizjes, Albulena Haxhiu përmendi se si në pozitën e kryeprokurorit Lumezi erdhi me dy premtime publike. “Me premtimin që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin (gjë që nuk ndodhi asnjëherë) dhe me premtimin për hetimin e krimeve të luftës (që poashtu nuk ndodhi asnjëherë)”.

“Në këto 4 vite, gjatë kohës sa Lumezi ishte në krye të prokurorisë, mund të themi me bindje e përgjegjësi që skandalet e korrupsionit në nivelet e larta vetëm sa janë rritur dhe në anën tjetër nuk ka pasur veprime konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ajo.

Ajo po ashtu përmendi rastet, siç tha, më flagrante të krimit dhe korrupsionit për të cilat kërkoi përgjigje nga kryeprokurori: vendimi për rritjen e pagës nga Qeveria, favorizimet e njerëzve të kryeministrit, 53 milionë eurot për Bechtel-Enkan, kontrata e dëmshme e Contour-Global, keqpërdorimet me subvencione në bujqësi, shpenzimet e parasë publike për librin personal të Hashim Thaçit, vjedhja e qytetarëve nga ZRRE-ja me fatura të rrymës dhe shumë raste të tjera.

“Sipas organizatave që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë, del se mbi 60% e rasteve të profileve të larta, prokuroria ose i hedh poshtë kallëzimet penale, ose i pushon hetimet tha ajo duke shtuar se prokuroria duket e pafuqishme përballë kriminelëve e të korruptuarve në këtë vend. Ky prokuror që nuk vepron po i kushton shumë Republikës tonë. Nuk mund të presim edhe 3 vite të tjera që Lumezi ta dëshmoj veten. Andaj, sa nuk është bërë vonë, të mblidhemi e të angazhohemi kundër PANhajnisë dhe kundër atyre që nuk po veprojnë ndaj kriminelëve dhe të korruptuarve”, porositi Haxhiu duke ftuar qytetarët që të premten e 26 prillit, 5 minuta në 12 të marrin pjesë në protestën që do zhvillohet para zyrës së kryeprokurorit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hajrullahu i NISMA-s, merr mbështetje nga ministrja e Bujqësisë për subvencionimin e bujqëve të anamoravës

Hajrullahu i NISMA-s, merr mbështetje nga ministrja e Bujqësisë për subvencionimin e bujqëve të anamoravës

Migjen Kelmendi nga “Gjurmët”: Në Prishtinë kthehemi tek rrënjët – mund të jetë koncerti i fundit

Migjen Kelmendi nga “Gjurmët”: Në Prishtinë kthehemi tek rrënjët – mund të jetë koncerti i fundit

“Vijesti“ i Podgoricës publikon dëshminë rrëqethëse të krimeve të Zmajeviqit në Zhegër

“Vijesti“ i Podgoricës publikon dëshminë rrëqethëse të krimeve të Zmajeviqit në Zhegër

NZZ: Thaçi provokon BE-në me planet e tij për “Shqipërinë e Madhe”

NZZ: Thaçi provokon BE-në me planet e tij për “Shqipërinë e Madhe”

Shala: Gjermania është befasuar nga qasja e Amerikës karshi problemit Kosovë-Serbi

Shala: Gjermania është befasuar nga qasja e Amerikës karshi problemit Kosovë-Serbi

Partia zvicerane kundër marrëveshjes për pensionet: Kosova vend i korruptuar, udhëhiqet nga klanet

Partia zvicerane kundër marrëveshjes për pensionet: Kosova vend i korruptuar, udhëhiqet nga klanet

Veseli ngushëllon për vdekjen e Alber Rohan, kujton takimin e parë me të gjatë luftës

Veseli ngushëllon për vdekjen e Alber Rohan, kujton takimin e parë me të gjatë luftës

Gjuha e urrejtjes, reflektim i nacionalizmit maqedonas ndaj shqiptarëve

Gjuha e urrejtjes, reflektim i nacionalizmit maqedonas ndaj shqiptarëve

Parlamenti i Zvicrës miraton Marrëveshjen me Kosovën për Pensionet

Parlamenti i Zvicrës miraton Marrëveshjen me Kosovën për Pensionet

Taksa godet bujqit, s’ka rezerva të grurit

Taksa godet bujqit, s’ka rezerva të grurit

Jahjaga: Gruaja kosovare nuk e ka vendin në kuzhinë por në sporte

Jahjaga: Gruaja kosovare nuk e ka vendin në kuzhinë por në sporte

Lirohet avokati që publikoi rastin e vajzës nga Drenasi: Kam pasur trajtim çnjerëzor në burg

Lirohet avokati që publikoi rastin e vajzës nga Drenasi: Kam pasur trajtim çnjerëzor në burg

Prokuroria në Prizren sekuestron qindra pako të medikamenteve të kontrabanduara nga Serbia

Prokuroria në Prizren sekuestron qindra pako të medikamenteve të kontrabanduara nga Serbia

Prokuroria: Fotografia e Brovinës u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me rast të dhunës seksuale

Prokuroria: Fotografia e Brovinës u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me rast të dhunës seksuale

Bien çmimet e importit në tre mujorin e parë të këtij viti

Bien çmimet e importit në tre mujorin e parë të këtij viti

Tahiri: Të korruptuarit nuk duhet të ndëshkohen asnjëherë me masa alternative

Tahiri: Të korruptuarit nuk duhet të ndëshkohen asnjëherë me masa alternative