Konjufca kërkon nga Mustafa të reagojë ndaj Serbisë për arrestimin e drejtorit të policisë

E publikuar: 29/09/2016 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca gjatë seancës plenare ka kërkuar nga Kryeministri Isa mustafa dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni që të reagojnë ndaj Serbisë për arrestimin e drejtorit të rajonit së Mitrovicës, Nehat Thaçi.

“Glauk Konjufca,”Në fjalën e tij të mëparshme kryeministri shumë herë iu referua marrdhënjeve shumë të mira me serbinë, ne mbrëmë e kemi arrestimin e drjëtorit rajonal të policisë nga Serbia e ktu as një fjalë. Unë prita deklarim nga kryeministri a ministri i brendshëm për këtë. E me çfarë aktakuze se? Aktakuze për terrorizëm vetëm se ka qenë pjestar i UÇK.” tha Konjufca.