Konjufca i kërkon Sllovakisë ta njoh pavarësinë e Kosovës

E publikuar: 27/04/2021 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili e ka uruar për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës Konjufca e falënderoi Kostilnik për urimin dhe shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, Konjufca shfaqi shpresën se në një të ardhme të afërt zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale do të kulmojë me njohje të Kosovës nga Sllovakia.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.