Konjufca: Haradinaj të dalë e të thotë se i ka mashtruar qytetarët

E publikuar: 20/03/2018 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë që kryeministri i Kosovës duhet të dalë e të thotë se i ka mashtruar qytetarët të cilët nënshkruan peticionin vjet më parë kundër marrëveshjes aktuale për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Konjufcës, Haradinaj ose duhet të thotë se është prapa këtyre nënshkrimeve ose se i ka mashtruar ata qytetarë.

Sa i përket votës së Grupit të Deputetëve të Pavarur, që ditë më parë u ndanë nga Vetëvendosje, Konjufca ka thënë se as ata nuk do të votojnë pro demarkacionit.

Image

Image