Konjufca fton qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje

E publikuar: 04/06/2020 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë peticionit për zgjedhje të reja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka thënë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, ka shkruar Konjufca.