Konjufca e padit Molliqajn për shpifje, ky i fundit i kërkon përballje televizive

E publikuar: 07/02/2019 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj sot është paditur nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Padia nga Konjufca është dorëzuar në Gjykatën Themelore me shkakun se Molliqaj ka shpifur kur në seancën e kaluar i tha se ke qenë pjesë e SHIK-ut,

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, e ka ftuar Konjufcën për një përballje televizive pasi sipas tij ai e ka problem Kuvendin.

Postimi i plotë:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur.

Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend./lajmi.net