Konjufca: Apostolova i tregoi Kurtit se Thaçi e Vuçiq po flasin për ndarje

E publikuar: 20/09/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, i ka konfirmuar Albin Kurtit se Hashim Thaçi e Aleksandar Vuqiç janë duke biseduar për shkëmbimet të territoreve.

“Ata (Thaçi e Vuqiç) janë duke folur për territore. Nuk janë duke biseduar për Zajednicën”, ka treguar Konjufca një rast kur Apostolova i kishte thënë Kurtit se për çka po takohen presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë në Bruksel.

Konfuca ka treguar se me 23 mars ishte takuar Thaçi me Vuçiqin për ta ndërmjetësuar ndarjen e Kosovës.

“Pas hedhjes së gazit lotësjellës më 23 mars të këtij viti, Albini i fshinte sytë për shkak të dhimbjeve nga gazi. Me të dalur jashtë sallës së Kuvendit po e takon Apostolovën. Aty, Albini i thotë se ‘nuk e lejojmë demarkacionin sepse pas demarkacionit do të na bëhet edhe Zajednica’. Por, Apostolova i thotë se Thaçi e Vuçiqi tashmë janë duke biseduar për territore”, ka thënë Konjufca.

“Kjo tregon se tema e ndarjes ka nisur moti të flitet mes dy presidentëve. Kjo tash edhe po konfirmohet, pasi tema e korrigjimit të kufijve po flitet hapur”. /Express/