Kongresmeni Elliot Engel: mjaft është mjaft- të lirohet Ramush Haradinaj! (Video)

E publikuar: 23/03/2017 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nën-Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel mbajti të mërkurën një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Republikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër të parat shtete që kanë njohur më së pari pavarësinë e Kosovës dhe sot jemi mbështetsi më i fortë i saj dhe me të drejtë”, nënvijoi kongresmeni Engel.  Së pari, Kosovën e njohu si shtet të pavarur  Presidenti Xhorxh Bush dhe marëdhëniet vazhduan të forcoheshin gjatë administratës së Presidentit Barack Obama. Si përfundim, Republika e Kosovës, theksoi ai, krenarisht e konsideron veten si mbështetsja më e fortë e Shteteve të Bashkuara në Evropë.

“Në fakt, Serbia po përpiqet të bllokojë Kosovën në çdo rast dhe kohët e fundit ka shtuar tensionet” në rajon u kujtoi ai kolegëve të tij.  Si masa tensioni të mbsëhtetura nga Serbia, ligjvensi amerikan Eliot Engel përmendi trenin propagandistik të mbishkruar në 21 gjuhë të huaja me fjalët, “Kosova është Serbi”, me qëllim për të shkaktuar trazira në radhët e popullsisë së vogël serbe në Kosovë — dhe ndërtimin e murit famëkeq në Mitrovicë.

3 minuta më parëHaradinaj e quan fat të keq qeverisjen Mustafa

Ai tha se për më tepër, “Serbia, vazhdon tu mohojë drejtësinë familjeve shqiptare të qindra viktimave si rezultat i fushatës serbe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve, përfshirë rastin e tre vëllëzërve Bytyqi, shtetas amerikanë”, theksoi Z. Engel.

Derisa Engel kishte reaguar edhe me datën 6 Janar, menjëherë pas ndalimit të Haradinajt duke kërkuar lirimin e tij të menjëherëshëm (Komunikatë të cilën mund ta lexoni KËTU) edhe në fjalimin e sërishëm në Kongres, ai përmendi gjithashtu edhe urdhër arrestin e Interpolit serb për Ramush Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze, por i cili është gjetur dy herë i pafajshëm nga tribunali ndërkombëtar, theksoi Engel.  Franca, tha ai, “Duhet ta lejojë Ramush Haradinajn të kthehet në Atdhe. Mjaft është mjaft”, deklaroi kongresmeni amerikan para Kongresit.

Engel pokështu deklaroi se “Ky ndalim nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit apo drejtësisë. Tribunali i Hagës e ka liruar zotin Haradinaj dy herë. Ky veprim vetëm sa do ti ngrit tensionet dhe rrit gjasat e konfliktit në të ardhmen. Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procedurën e zotit Haradinaj dhe lirimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur. Kapitulli 35 e procesit të pranimit në BE të Beogradit thotë se Serbia duhet të veprojë në mirëbesim, në nommalization e marrëdhënieve me Kosovën. Abuzimi me procesin e njoftimit të “kuq” siq njihet ndryshe në Interpol nga ana e Serbisë është shkelje themelore e këtij mekanizmi, dhe BE-ja duhet masa ndaj Serbise”, ka thënë Kongresisti Engel.

Në vijim Gazeta Blic ua sjell fjalimin i Elliot Engel: