Kongresisti i Partisë së Trumpit nga Beogradi kërkon t’i jepet hapësirë Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje

E publikuar: 03/11/2018 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kongresisti amerikan, Ted Poe, ka qëndruar për një vizitë në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq, transmeton Gazeta Express.
Në takimin ndërmjet tij dhe Vuçiq është diskutuar edhe për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka thënë se është e nevojshme të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës përmes dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel.

Gjithashtu presidenti serb ka shprehur kënaqësinë e tij për qasjen aktuale të administratës së SHBA-së, të cilët janë shprehur të hapur për të gjitha propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në mënyrë që të arrihet një kompromis, shkruan ‘telegraf’, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa kongresisiti amerikan ka thënë se Prishtinës dhe Beogardit duhet dhënë hapësire dhe kohë për të arritur një marrëveshje.

Poe së bashku me 7 kongresistë tjerë ditë më parë i kishin shkruar një letër sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, ku i kishin kërkuar që ta mbështes Serbinë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës./