Konflikti me armë zjarri: Ndërron jetë njëri prej të plagosurve

E publikuar: 01/03/2016 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E plotësuar) Njëri prej të plagosurve në konfliktin me armë zjarri në Durrës ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se shtetasi shqiptar Asllan Kërtusha ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti të armatosur, i cili ka ndodhur në Durrës në afërsi të një lokali.

Viktima ishte shoku i Denis Shtrazës, i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut./lajmi.net


 

Dy persona janë plagosur si pasojë e një konflikti me armë zjarri në Shqipëri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në një lokal në afërsi të Ujësjellësit.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat shqiptare, transmeton lajmi.net.

Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur detajet e këtij krimi.