Konflikt i armatosur në Afganistan – 35 civilë të vrarë

E publikuar: 23/09/2019 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën si dhe 13 të tjera janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri midis forcave qeveritare të Afganistanit dhe militantëve.

Zyrtarë afganë kanë njoftuar se shtëpia që u sulmua po përdorej nga Talibanët për të trajnuar sulmues vetëvrasës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Fatkeqësisht çerdhja e Talibanëve ndodhej pranë shtëpisë ku po zhvillohej një ceremoni dasme dhe ku humbën jetën 35 civilët.

“Gjatë operacionit, një depo e madhe furnizimeve dhe pajisjeve të terroristëve u shkatërrua”, ka thënë një zyrtar i lartë i ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit.