Konfiskohen 9 aparate dhe arrestohet pronari i një kazinoje në Prishtinë

E publikuar: 21/04/2016 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në një kazino në lagjen “Arbëria (ish-Dragodan)” në Prishtinë, gjatë një bastisjeje të mërkurën.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitet e tyre në bashkëpunim dhe me njësitet doganore, gjatë aksionit, kanë konfiskuar edhe 9 (nëntë) aparate të lojërave të fatit.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.