Konfirmon KOK: Donjeta Sadiku nuk merr pjesë në Botërorin e boksit

E publikuar: 15/11/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në Neë Delhi të Iindisë.

Shteti i Indisë nuk dha vizën për Donjetën me arsyetimin se nuk njeh Republikën e Kosovës.

Përfundimisht këtë e ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në faqen zyrtare në Twitter.

Donjetës kështu i mohohet pjesëmarrja në Botëror.

India është një prej shteteve që nuk njeh Republikën e Kosovës.

Ditë më parë Spanja u dorëzua duke mundësuar pas shumë presioneve pjesëmarrjen e altetëve nga Kosova në Lojërat Olimpike Mesdhetare.

/Telegrafi/