Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

E publikuar: 26/02/2020 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup mjekët kanë konstatuar rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni, raporton A1on.mk.

Lajmin pritet së shpejti ta konfirmojë zyrtarisht edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia.

Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë me të cilët kanë ardhur bashkë nga Italia.

Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativ.