Konfirmohet aktakuza për korrupsion kundër Qemajl Mustafës

06.12.2018 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konfirmohet aktakuza për korrupsion kundër Qemajl Mustafës

Gjykata Themelore në Pejë, ka refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës në rastin e ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i akuzuar për vepra penale të korrupsionit.
Por, në aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, kjo gjykatë ka konsideruar se në rastin e Mustafës dhe të akuzuarve tjerë, s’ka elemente të veprës penale të krimit të organizuar.

Ndërsa, ka pushuar procedurën penale ndaj të 11 të akuzuarve të cilët ngarkoheshin me veprën penale të keqpërdorimeve në ekonomi, dhe 19 të akuzuarve për keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje, për shkak të parashkrimit relativ të veprës penale.

Prej 29 të akuzuarave se si grup kriminal kishin kryer veprën penale të korrupsionit lidhur me dhënien e tenderëve në Komunën e Gjilanit, sipas vendimit të gjykatës, vetëm 12 të akuzuar, do të ballafaqohen me akuzat e Prokurorisë Speciale për korrupsion dhe atë me kualifikim të ri të veprës penale.

Kjo pasi, Gjykata Themelore në Pejë, ka refuzuar vetëm kërkesat e të pandehurve, Qemail Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Ramush Musliu, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Naser Sylejmani dhe Nazim Jashari, e për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ne shkelje te nenit 422 par.l dhe 2 pika 2.1 lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Ndërsa, ka pushuar procedurën penale për shkak të arritjes së parashkrimit relativ të ndjekjes penale ndaj te pandehurve: Drita Kajtazi-Bajrami, Agim Hoxha, Qefsere Sadriu, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Muhamet Kastrati,- Heset Mahmuti dhe Fatmir Halili, lIaz Rashiti, Musa Nasufi, Ibrahim Foniqi, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku, Selvije Shefkiu- Mustafa, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi dhe per Merita Canaj-Shabani, që akuzohen për veprën penale keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar në shkelje të nenit 422 par.l dhe 2 pika 2..1 lidhur me nenin 31 te KPK-së .

Po ashtu, gjykata ka bërë ndryshimin e kualifikimit juridik ndaj të akuzuarve, të cilit sipas këtij aktvendimi akuzohen se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëveprim, e jo si grup i strukturuar kriminal, siç pretendon Prokuroria Speciale.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë