Konfirmohen datat e ndeshjeve Kosovë-Angli

E publikuar: 02/12/2018 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll është pjesë e Grupit A në kuadër të kualifikimeve të vlefshme për Kampionatin Evropian 2020.

Pjesë e grupit janë edhe Përfaqësuesja e Çekisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe ajo e Anglisë.

Normalisht që ndeshjet më të shumë pritura nga ‘Dardanët’ janë ato ndaj anglezëve.

Tashmë përfaqësuesja angleze ka publikuar edhe datat e ndeshjeve të tyre, përfshirë edhe ato ndaj Kosovës.

Ndeshja e parë mes Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Wembley (Londër) më 10 shtator 2019.

E dytë do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 17 nëntor 2019.

Në rast se Kosova dështon të kalojë grupin, atëherë kualifikimin në Kampionatin Evropian do ta kërkojë ndërmjet play-offit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/