Konfirmohen datat dhe nënshkruhen kontrata, Wilder dhe Fury do të përballen me njëri tjetrin në dhjetor

E publikuar: 22/09/2018 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pritjes së madhe nga adhuruesit e fundit i erdhi fundi.

Dueli i shumëpritur i boksit profesionist, në kategorinë e rëndë në WBC, mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury është caktuar.

Tanimë është nënshkruar edhe kontrata mes palëve dhe vendi ku do të zhvillohet do të jetë Amerika.

Por për sallën ku do të ndeshën dy boksierët e famshëm ende nuk është marrë një vendim.

Wilder dhe Fury do të jenë në ring përballë njëri tjetrit me 1 dhjetor të këtij viti.

Dy boksierët me famë botërore u pajtuan mes vete për tu ndeshur në ring në muajin gusht të këtij viti.

“Dy boksierët më të mirë të kategorisë së rëndë do të luftojnë me njëri tjetrin, më i miri lufton ndaj më të mirit, kjo i dhuron njerëzve atë që ata kërkojnë”, ka thënë Wilder. /Telegrafi/