Konfirmohen 11 raste të reja dhe 43 persona të shëruar nga koronavirusi në Ferizaj

E publikuar: 19/07/2020 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Ferizaj janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 212 numrin e rasteve e aktive.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 43 persona nga koronavirusi, ku numri i të shëruarve ka arritur në 210, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rekord i të shëruarve: 43 të shëruar nga COVID-19 në Ferizaj dhe 11 raste të reja. Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 11 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 212 numrin e rasteve aktive dhe 43 të shëruar që çon në 210 numrin e të shëruarve. Shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në njoftimin e komunës./GS/