Konferenca e parë për investime në patundshmëri në Maqedoni

E publikuar: 04/10/2016 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konferenca e parë për investime në patundshmëri në Maqedoni, do të mbahet sot në Shkup, në organizim të shtëpisë online të ankandeve për pronë të patundshme “E-aukcija.mk” dhe kompanisë konsultuese “Knowledge center”

Në konferencë do të prezantohen trendet aktuale të tregut me patundshmëri në Maqedoni dhe do të tregohen mundësitë të cilat ekzistojnë në këtë sektor. Ngjarja është një mundësi që të lidhen të gjitha subjektet të cilat punojnë në këtë fushë.

“E-aukcija.mk” është shtëpia e parë online për pronë të patundshme në rajon. Ajo është prodhim i projektit “Tigri i ankandit”, i përkrahur nga kompania “Knowledge qendra” dhe Fondi për Inovacione të RM-së. Qëllimi i “Tigrit të ankandit” është ta lëvizë tregun e patundshmërive në vend, të ofrojë zgjidhje për transaksione më të shpejta dhe rritje të likuiditetit të kompanive dhe institucioneve të cilët kanë pronë në bazë të kërkesës, ta hapë tregun për investitorë të huaj dhe fonde te të cilët në ankandin elektronik është vendosur praktika.