Komunikatë e familjes Geci: E vërteta për vrasjen e “Sandokanit”

E publikuar: 10/03/2016 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja Geci, përmes një komunikate kane bërë te ditur qëndrimin e tyre rreth vrasjes së Abedin Rexhes, “Sandokanit”.

Sipas tyre, edhe gruaja e Abedin Rexhes, Sanije Rexha mbrëmë ne interaktiv e ka sqaruar se Abedin Rexha ka vdekur nga infarkti.

Kjo është komunikata e plotë:

Në emër të familjes Geci, unë vëllau i madh Halil Geci.
Sanije Rexha sqaroj në interaktivë se Abedin Rexha ka vdekur nga infrakti.
Kësaj radhe falenderojmë për herë të parë Rexhep Selimin që e ka shty Sanije Rexhën me ba këtë emision në interaktiv.
Falenderojmë motrën e Sabit Gecit znj. Sanije Rexha (vëllau i së cilës Sabiti është i denuar me 15 vite burg për krime lufte , krime këto të bëra ndaj shqiptarve në Shqipëri me vendim të formës së prerë ), e falendërojmë për sqarimet rreth autopsisë së Mjekësisë Ligjore për Abedin Rexhën si dhe të gjitha informatat që i dha në interaktivë të cilat nuk i kemi ditë më herët.
Tani e kuptuam qartë nga Znj. Rexha se Mjekësia Ligjore paska thanë fjalën e vet qysh para dy viteve për vdekjen e Abedin Rexhës nga një INFRAKT.
Përrallat e Sanijes që vëllau ynë Gani Geci ka qenë një herë me 50 ( pesëdhjetë) vetë , herën tjetër në të njejtën intervistë me 10 (dhjetë ) vetë, ndërsa dëshmitari që ka qenë me Abedin Rexhën tha me 3 (tre) vet , jep me kuptua se këto janë përralla të Rexhep Selimit dhe nuk ju beson më askush.
Vetë personi që ka qenë me Abedin Rexhën , tha që e kam parë kur ju kanë nxier gishtërinjtë që jep me kuptua që Abedin Rexha ka pas një INFRAKT.
Këte pohon edhe dëshmitari që ka qenë me Abedin Rexhën , Skënder Mujë Skënderi në dekalratën e tij, ku thotë se : ” Para se me ua zënë priten Gani Gecit dhe shokëve të tij Abedin Rexha ka qenë i zbehtë shumë në fytyrë” që jep me kuptua INFRAKTIN e mëvonshëm.
Rexhep Selimi shumë faleminderit, sepse kësaj radhe duke u munduar të na etiketosh si në komunikatën nr.59 , kësaj radhe na ke bërë nderë. Të jemi shumë mirënjohës , sepse duke u munduar të na denigroni dhe të na akuzoni na keni lehtësuar para popullit, para ligjit dhe para kanunit.
Ne familja Geci i shprehim ngushllime të sinqerta familjes Rexha për vdekjen e Abedin Rexhës.
P.S.
Të nderuar gazetarë , nga sot nuk do pranojm asnjë pyetje dhe nuk do t’i përgjigjemi asnjë pyetjeje rreth rastit Abedin Rexha.
Të gjithë ata që kanë pyetje le t’i drejtohen Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në emër të familjes Geci.
Me respekt, Data: 10.03.2016
Halil Geci